Alba godet Limin disa herë, momentet që po bëjnë xhiron në rrjet: “I poshtër, i poshtër” (VIDEO)

Hyrja e Lim Hotit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” dy ditë më parë, është kthyer në makth për Alba Pollozhanin.

Dyshja, e cila nisi një romancë në “Ferma VIP 2” që përfundoi pas zbulimit të tradhtisë së Limit, tashmë janë përballur sërish në një reality show.

Që nga momenti i hyrjes së tij, Alba nuk e ka përjetuar aspak mirë situatën, duke u parë shpesh me lot në sy nëpër shtëpi dhe duke u shprehur e revoltuar: “Më erdhi edhe këtu.”

Por, tensioni ka arritur kulmin mbrëmjen e djeshme. Teksa Alba ishte në gjendje të rënduar emocionale dhe po qante, Limi është afruar pranë saj në përpjekje për ta ngushëlluar. Ky afrimitet ka shkaktuar shpërthimin e saj.

Alba e ka goditur disa herë me shpulla në trup Limin, duke shfryrë dufin e ndarjes dhe dhimbjes së shkaktuar nga tradhtia. “Ti nuk e di se çfarë kam hequr unë këto muaj, pa ty,” i ka thënë ajo mes lotësh, duke treguar se plagët e së shkuarës janë ende të hapura.

@spiroflowcl Lujti Alba #cacaleonard #bigbrothervipkosova #bbvk4 #bbvip #limhoti ♬ Originalton – SpiroFlow 🌀

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*