Këngëtarja e njohur kosovare, Gresa Behluli, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një shqetësim që prek çdo qytetar: shtrenjtimin e lartë të produkteve bazë.
Përmes një fotografie të postuar në “Instastory”, ku shihet çmimi i një pakoje me 30 vezë që ka arritur në 5.69 euro, Gresa ka bërë një krahasim me periudhën e kaluar dhe me standardet evropiane.
“Para 2 muajve 2.50, tash qe çmimi… As në Zvicër nuk po rriten çmimet si te na,” – ka shkruar ajo krahas fotos, duke shoqëruar reagimin me një emoji që nënkupton habi dhe ironi me situatën.
Çmimi është dyfishuar brenda vetëm dy muajve (nga 2.50€ në 5.69€).
Këngëtarja vë në dukje se ritmi i rritjes së çmimeve në Kosovë po ua kalon edhe vendeve me standard të lartë jetese si Zvicra.
Ky reagim i Gresës ka gjetur mbështetje te ndjekësit, të cilët shpesh ankohen për mospërputhjen mes pagave dhe kostos së jetesës.
Gresa Behluli njihet për afërsinë me publikun dhe kësaj radhe ka zgjedhur të përdorë platformën e saj për të ngritur zërin për një çështje që rëndon xhepat e të gjithëve. /Prive By Liberta Spahiu



Leave a Reply