Që nga hyrja e Labinot Rexhës në BBVK, rrjeti ziu nga thashethemet se Labi, ka një fëmijë jashtë martese me një grua serbe.
Dhe për t’i vënë pikën këtyre thashethemeve familja dhe menaxhmenti i tij kanë bërë një postim në llogarinë e banorit të BBVK në Instagram.
Përmes këtij reagimi, ata i cilësojnë këto pretendime si të pavërteta dhe dashakeqe. Sipas tyre, çdo komunikim që Labi ka pasur me personin në fjalë ka qenë ekskluzivisht për qëllime humane dhe solidaritet njerëzor, pa asnjë interes personal apo lidhje tjetër.

Bisedat e publikuara: Një kërkesë për ndihmë financiare
Për të vërtetuar pafajësinë e tij, menaxhmenti ka publikuar disa screenshots të bisedave private në Instagram midis Labit dhe gruas serbe të quajtur Stefana Stoiljkovic. Në këto mesazhe, shihet se gruaja i drejtohet këngëtarit duke i kërkuar ndihmë financiare për të paguar librat e fëmijës së saj. “Të lutem na ndihmo, të përgjërohem… Nuk mund t’ia dal vetë, askush nuk më ndihmon,” shkruhet në njërën prej porosive, ku ajo thekson se “ndihma e tij do të thotë shumë për ta”.
Takimi në restorant dhe detajet e bisedës
Në vazhdimësinë e bisedave, të cilat datojnë nga viti 2018 dhe vazhdojnë në prill të vitit 2025 (sipas shënimeve në foto), palët diskutojnë për një takim fizik. Labi shprehet i gatshëm për të parë se si mund të ndihmojë dhe propozon një takim në një restorant. Gruaja sugjeron një lokal, duke argumentuar se është vend i madh dhe të tjerët nuk mund të dëgjojnë se çfarë flasin. Gjatë bisedës, ajo gjithashtu pyet: “A nuk është këtu babai i Veselës?”, gjë që sipas mbrojtjes së Labit, tregon se ai nuk ka lidhje me atësinë e fëmijës.



Transparenca për hir të publikut
Në fillim të deklaratës, familja e Labit thekson se publikimi i këtyre bisedave private nuk është një veprim që ata do ta dëshironin, por është bërë i domosdoshëm për hir të transparencës dhe për të mbrojtur integritetin e banorit të BBVK.
Ata insistojnë se faktet flasin vetë dhe se pretendimet se fëmija është i Labit janë plotësisht të pabaza, duke kërkuar mirëkuptimin e opinionit publik në këtë situatë delikate. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply