Zbulohet! Ja kush është i dashuri artist i Benitës

Pas shumë pikëpyetjesh në rrjet, më në fund është mësuar identiteti i personit që Benita ka përmendur gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova.

Gjatë një bisede me Klodin dhe Elijonën, banorja rrëfeu detaje nga romanca 5-vjeçare, e cila duket se po kalon një periudhë delikate.

Rrëfimi i Benitës: Mes dashurisë dhe frikës

Benita tregoi se partneri i saj ka qenë pranë saj që kur ajo nuk ishte e njohur dhe nuk kishte bërë asnjë ndërhyrje estetike. Megjithatë, ajo pranoi se ai nuk ka qenë dakord me vendimin e saj për t’u bërë pjesë e këtij reality-show.

“Është artist edhe biznesmen,” tha ajo, duke shprehur hapur frikën se veprimet e saj brenda shtëpisë mund të kenë ndikuar negativisht në raportin e tyre dhe nuk është e sigurt nëse ai po e pret ende jashtë.

Kush është Endri?

Sipas burimeve të sigurta të konfirmuara nga Prive By Liberta Spahiu, bëhet fjalë për Endrin, një emër i njohur për publikun shqiptar. Ai ishte një sensacion i muzikës para një dekade, i njohur për hitet që pëlqeheshin shumë nga adoleshentët e asaj kohe.

Ai u tërhoq për t’u bërë biznesmen, por mesa duket, drama me Benitën e ka rikthyer në qendër të vëmendjes, fiks pasi ai bëri rikthimin e paralajmëruar në muzikë.

Një raport i pazyrtarizuar

Dyshja thuhet se kanë pasur një marrëdhënie me shumë ulje-ngritje, sidomos gjatë vitit të fundit ku kontaktet mes tyre janë rralluar. Benita pranoi se gjithçka mbetet e padefinuar dhe se hyrja në Big Brother mund të jetë prova finale për këtë lidhje.

Mbetet të shihet nëse ky raport do të vazhdojë pas daljes së saj nga shtëpia, apo nëse historia 5-vjeçare do të mbyllet përfundimisht. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*