Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë vërtetuar edhe një herë se raporti i tyre mbetet mjaft i mirë edhe pas ndarjes.
Ish-çifti i njohur i estradës janë parë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa po shijojnë disa ditë pushimi në një ambient dimëror.
Postimet nga e njëjta pistë skijimi
Dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram “story” nga i njëjti vend, ku shihet një pistë skijimi e mbuluar nga bora. Ndonëse nuk kanë postuar foto të përbashkët, pamjet e sinkronizuara nga ballkoni i të njëjtit hotel zbuluan se ata po kalojnë kohë së bashku nën shoqërinë e vajzës së tyre, Renee.


Përkushtimi ndaj Renee-së
Arsyeja kryesore e këtyre bashkimeve mbetet gjithmonë vajza e tyre, për të cilën Nora dhe Roberti janë treguar prindër shembullorë. Ata nuk kanë hezituar asnjëherë që të bëhen bashkë për festat apo pushimet e Renee-së, duke i dhuruar asaj praninë e të dy prindërve në çdo moment të rëndësishëm.
Një raport i shëndetshëm pas ndarjes
Kujtojmë që Nora dhe Roberti, pas shumë viteve martesë, kanë ruajtur një marrëdhënie mjaft korrekte dhe miqësore. Ata shpesh janë marrë si shembull pozitiv në media për mënyrën se si kanë menaxhuar jetën prindërore pas divorcit, duke lënë anash çdo mosmarrëveshje për hir të lumturisë së vajzës së tyre. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply