Llogaria zyrtare e banorit të “Big Brother VIP Kosova”, Toneyt, aktualisht nuk është aktive në rrjetin social Instagram.
Sipas një njoftimi, llogaria është mbyllur si pasojë e raportimeve të shumta (reports). Ky zhvillim ka ndodhur gjatë kohës që ai po vazhdon rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Reagimi i menaxherit të tij
Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Bini Diez, përmes një postimi në Story në profilin e tij personal. Ai sqaroi se stafi është në dijeni të situatës dhe po punojnë intensivisht për zgjidhjen e këtij problemi.
“Jemi në proces dhe po i ndjekim të gjitha procedurat për rikthimin e saj sa më shpejt,” u shpreh ai në mesazhin drejtuar ndjekësve.



Leave a Reply