Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Eduart Kuçi, ka surprizuar ndjekësit me lëvizjet e tij të fundit në rrjetet sociale.
Pas largimit nga shtëpia të hënën me votat e publikut, Edi fillimisht e ktheu profilin e tij në Instagram, nga ai publik në privat.
Mirëpo, dita e sotme ka sjellë një tjetër ndryshim: ai ka vendosur të fshijë çdo postim nga llogaria e tij në Instagram, duke e lënë atë plotësisht të zbrazët.

Ky veprim ka ngritur shumë pikëpyetje te fansat nëse Edi po kalon një periudhë reflektimi apo po përgatit një fillim të ri pas përfundimit të rrugëtimit të tij në BBVK.
Mbetet të shihet se çfarë po fshihet pas kësaj lëvizje të Edit!


Leave a Reply