BBVK thyen çdo rekord! Arrin mbi 4 miliardë shikime

Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova ka marrë vëmendje maksimale dhe kjo nuk është thjesht një ndjesi, por një fakt i konfirmuar nga shifrat e fundit. Ecuria e këtij viti në hapësirën digjitale po shënon një rekord të ri për formatin.

Në vetëm 50 ditë transmetim, ky edicion ka arritur të grumbullojë plot 4.1 miliardë shikime. Këtu llogariten të gjitha interaksionet dhe shikimet në katër platformat kryesore ku publiku është më aktiv: Facebook, Instagram, YouTube dhe TikTok.

Për ta kuptuar më mirë peshën e kësaj shifre, le të bëjmë një krahasim të thjeshtë me vitin e kaluar.

Sezoni i tretë, i cili gjithashtu pati një jehonë të madhe, arriti të kapte shifrën e 5 miliardë shikimeve në total, por kjo u bë përgjatë gjithë sezonit deri në finale. Ndërsa sivjet, jemi pothuajse te e njëjta shifër, pa u mbushur ende dy muaj të plotë lojë.

Kjo diferencë tregon qartë se dinamikat e shtëpisë kanë mbërthyer audiencën jo vetëm para ekranit televiziv, por masivisht edhe në telefon. Me këtë ritëm aktual, është e sigurt që deri në natën finale, BBVK 4 do të vendosë rekorde të reja shikueshmërie që vështirë se do të thyhen lehtë në të ardhmen.

Me një varg dinamikash që po mbajnë audiencën para ekranit, prime i radhës vjen nesër dhe të gjithë sytë janë nga BBVK!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*