Vjen lajmi i keq për fansat e serialit ‘Esref Ruya’

Adhuruesit e serialit të suksesshëm “Eşref Rüya” do të duhet të presin edhe pak për të parë zhvillimet e reja të historisë.

Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, është bërë e ditur se episodi i radhës nuk do të shfaqet sonte sipas planifikimit të rregullt.

Sipas njoftimit, episodi i ri (Bölümi 28) është shtyrë për javën e ardhshme.

Ky vendim ka ardhur papritur për ndjekësit e shumtë, të cilët prisnin me padurim episodin e ri pas ngjarjes së fundit me Nisan.

Data e re e transmetimit është konfirmuar të jetë e mërkura e ardhshme, më 14 janar.

Deri atëherë fansat mezi po presin publikimin e trailerit të dytë, për të parë se çfarë u pret episodin e ardhshëm. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*