Të gjithë e kemi atë momentin kur gjërat duket sikur shkojnë ters pa ndonjë arsye dhe e vetmja gjë që na mbetet është ta kalojmë me humor. Fiks në këtë gjendje duket se është edhe Atdhe Xharavina.
Ish-banori i BBVK, i cili njihet për natyrën e tij pa komplekse, ka ndarë mbrëmë një moment sinqeriteti me ndjekësit në orët e vona.
“Unë i fortë jam, po edhe sehiret që më kanë bërë, të forta kokan.”
Me këtë frazë, Atdheu duket se ka përmbledhur situatën e tij aktuale – po reziston, ama “sfidat” (apo sehiret siç i quan ai me shaka) nuk po ia bëjnë aspak të lehtë.
Nuk e dimë se kush apo çfarë e ka mërzitur Atdheun që e ka detyruar të kërkojë publikisht “të ndalet dora”, por mënyra se si ai zgjedh t’i bëjë ballë tersit – duke e kthyer në batutë për Instagram – tregon se humori mbetet arma e tij më e fortë.
Edhe nëse “sehiret” janë të forta, Atdheu prapë po e gjen mënyrën për të buzëqeshur (dhe për të na bërë edhe ne të qeshim me të). /Prive By Liberta Spahiu



Leave a Reply