Familja dhe menaxhmenti i banores së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, kanë thyer heshtjen përmes një deklarate zyrtare në Instagram, pas ngjarjes që ndodhi ditën e djeshme brenda shtëpisë.
Reagimi vjen pasi banori Ludo Lee bëri një gjest drejt Elijonës, i cili nga kjo e fundit u perceptua si i pahijshëm dhe u cilësua si ngacmim seksual, duke shkaktuar rëndesë emocionale te banorja.
Në deklaratën e tyre, familjarët shprehen se kanë qëndruar në heshtje për shumë raste kur Elijona ka pasur pasoja psikologjike, por theksojnë se kjo situatë ka kaluar çdo limit.
“Kur një situatë kalon çdo kufi, dikur bëhet Boll. Stop dhunës,” shkruhet në postimin e tyre, ku qasja e Ludos vlerësohet si tërësisht e papranueshme dhe një sjellje që nuk duhet normalizuar në asnjë mënyrë.
Familja e Elijonës e ka cilësuar mënyrën e komunikimit të Ludos si një “gjuhë të dhunës ekstreme dhe kërcënuese”, duke argumentuar se asnjë format televiziv apo lojë nuk mund të justifikojë thirrjet për dhunë.
Sipas tyre, sjellje të tilla tejkalojnë kufijtë e respektit dhe krijojnë një presion emocional që askush nuk meriton ta përjetojë, as brenda një reality-show dhe as jashtë tij.
Në mbyllje të reagimit, menaxhmenti dhe familja i kanë bërë një thirrje të hapur produksionit dhe audiencës që kjo situatë të adresohet me seriozitetin maksimal.
Ata kërkojnë që pasojat reale të fjalëve dhe veprimeve të tilla të merren parasysh, pasi integriteti i banores është vënë në rrezik nga deklaratat që ata i konsiderojnë të papranueshme pavarësisht kontekstit të momentit. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply