Sasa Hoda surprizoi të gjithë të premten kur vendosi të lërë vullnetarisht shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4. Dhe, siç e do tradita, të nesërmen ajo bëri daljen e parë televizive në “Big Talk” për të diskutuar rrugëtimin e saj.
Por, vëmendjen e rrjetit nuk e mori vetëm arsyeja e largimit, por një koment specifik gjatë intervistës. Gjatë bisedës me Diellza Dakën, ish-banorja e cilësoi konkurrenten Elijona si “dhelpër dinake”. Edhe pse Sasa po i referohej strategjisë, termi u shkëput nga konteksti dhe u interpretua gjerësisht si një koment negativ ndaj modeles.
Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, Sasa është ndjerë e detyruar të bëjë një sqarim publik përmes një postimi në Instagram Story. Ajo thekson se epiteti kishte të bënte ekskluzivisht me mprehtësinë e Elijonës në lojë dhe jo me karakterin e saj.
“Më kanë ardhur disa sms për Elijonën. Është keqkuptuar kur kam thënë ‘dhelpër dinake’, nuk kam thënë për Elijonën po për lojën e saj, siç e kam cek edhe brenda,” – ka sqaruar Sasa.
Ajo ka shkuar edhe më tej, duke vlerësuar inteligjencën e Elijonës dhe duke i dhënë mbështetje maksimale për të fituar.
“Për moshën e saj është super e zgjuar dhe uroj të jetë në finale nga zemra! Elijona e din që e dua shumë,” – përfundon Sasa, duke e shoqëruar postimin me thirrjen “Forca Elijona”.
Me këtë reagim, Sasa konfirmon se largimi i saj i papritur nuk ka lënë hatërmbetje dhe se raporti me banorët që la pas mbetet miqësor. /Prive By Liberta Spahiu



Leave a Reply