Na paska shpëtuar të gjithëve! Shikoni ku shfaqej Labinoti i BBVK dikur!

Labinot Haxhiu, ose siç njihet ndryshe “Labi i TikTok-ut”, po bën bujë në “Big Brother VIP Kosova 4”, por duket se kamerat nuk janë diçka e re për të.

Ndjekësit e vëmendshëm kanë “gërmuar” në arkiva dhe kanë zbuluar një detaj interesant: Labi shfaqet në një nga klipet më të suksesshme të verës së vitit 2024!

Bëhet fjalë për bashkëpunimin super të suksesshëm “shhh!” mes Elvana Gjatës dhe Ledri Vulës. Klipi, i cili u publikua në gusht të 2024-ës (pra dy vera më parë), e shfaq Labin si figurant. Ai shihet i veshur me këmishë të zezë dhe syze, duke aktruar me shumë stil krah dy yjeve të muzikës.

Edhe pse sot ai njihet për videot virale me Mihrije Brahën dhe batutat në TikTok, kjo shfaqje e tij krah Elvanës dhe Ledrit tregon se ambicia për ekranin ka qenë aty prej kohësh. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*