‘Nuk jom unë’, Lela reagon pas mesazheve nga ndjekësit

Screenshot

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Lela Seferi, ka njoftuar ndjekësit e saj se llogaria e saj personale në platformën “X” (ish-Twitter) është hakuar.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka sqaruar se nuk ka më kontroll mbi profilin e saj dhe se ka nisur procedurat për ta rikthyer atë.

Alarmi nga ndjekësit
Njoftimi i Lelës erdhi fillimisht si reagim ndaj mesazheve të shumta që ka marrë nga ndjekësit e saj. Disa prej tyre e kanë pyetur me shqetësim se përse po shpërndan përmbajtje të papërshtatshme, duke vënë në dyshim nëse profili i saj ishte ende nën menaxhimin e saj.

Distancimi nga postimet “e këqija”
Lela u bëri thirrje të gjithëve të mos u besojnë postimeve që po bëhen aktualisht në atë llogari.

“Nuk e di çfarë gjërash të këqija po postohen, por nuk jam unë,” ka shkruar ajo, duke u distancuar plotësisht nga çdo aktivitet i fundit në Twitter që mund të dëmtojë imazhin e saj. /Prive By Liberta Spahiu

Screenshot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*