Nata e mbrëmshme ka qenë mjaft e tensionuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku një bisedë në ambientet e lavanderisë mes Arditit, Edit dhe disa banorëve të tjerë ka degraduar në paralajmërime të forta.
Shkak u bë një provokim i Arditit ndaj Edit, e cila nuk është pritur aspak mirë nga ky i fundit.
“Mos ma ha zemrën” – Kjo ishte fjalia e Arditit që ndezi debatin.
Edhe pse në dukje një shprehje e zakonshme, Edi e ka cilësuar si një provokim me prapavijë të qartë. Sipas tij, Arditi ka dashur të nënkuptojë diçka tjetër me atë fjali, por duke qenë se rregullat e formatit nuk lejojnë terma ofendues, ai është mjaftuar me këtë shprehje “të kamufluar”.
Edi nuk e ka kaluar në heshtje këtë situatë, duke i kërkuar Arditit të ketë kujdes me mënyrën se si i drejtohet. Ai u shpreh i bindur se Arditi e ka thënë atë me një tendencë të pastër për ta provokuar.
Në sqarim me Arditin, Edi ka lëshuar një paralajmërim të prerë jo vetëm për të por ndaj të gjithë banorëve:
“Mos më prekni aty ku s’duhet! Kur flisni me mua, matuni 10 herë”, ishte paralajmërimi i Edit për banorët. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply