Alba sërish në spital, produksioni del me njoftim

Produksioni i “Big Brother VIP Kosova” ka lëshuar një njoftim zyrtar ku bën të ditur se Alba është rrëzuar brenda ambienteve të shtëpisë. Si pasojë e këtij incidenti, është parë e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme e ekipeve mjekësore.

​Në njoftim thuhet: “Alba Pollozhani, banore e Big Brother VIP Kosova 4, është rrëzuar dhe si pasojë është transportuar menjëherë në urgjencën e Spitalit Amerikan, ku aktualisht ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve.”

​Vlen të theksohet se kjo është hera e dytë që Alba detyrohet të hospitalizohet gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme.

​Për momentin, ajo ndodhet nën mbikëqyrjen e rreptë të mjekëve dhe pritet një përditësim i dytë për të mësuar nëse Alba do të rikthehet sonte në shtëpi apo do t’i duhet kohë për rikuperim. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*