Rrobat që mbani veshur mbajnë nxehtësinë dhe mund të ngadalësojnë procesin e fjetjes, ndërsa një ambient më i freskët e ndihmon trupin të relaksohet më shpejt.
Sipas disa studimeve, gjatë gjumit në temperatura më të ulëta rritet melatonina, përmirësohen ciklet e gjumi dhe mbështetet mbrojtja qelizore ndaj plakjes.
Ndërkaq, shumica e njerëzve përqendrohen në blerjen e dyshekut më të rehatshëm, të shtratit të bukur, jastëkëve të butë. Megjithatë, lartësia e krevatit, pra distanca nga dyshemeja deri në majë të dyshekut, është po aq e rëndësishme.
Nga këndvështrimi i dizajnit, lartësia e krevatit mund të ndikojë në atmosferën e përgjithshme të dhomës. Krevatet më të ulëta krijojnë një ambient modern dhe të qetë, të përshtatshëm për hapësira të vogla ose për pamje minimaliste.
Krevatet më të larta japin ndjesi formaliteti dhe prezence, ideale për dhoma klasike ose të mbushura me shtresa detajesh, shpjegon dizajnerja Golara Gasemi. Por nëse e pyesni fizioterapisten Emily Whitmore, ky detaj shpesh i nënvlerësuar luan rol kyç në sigurinë dhe shëndetin e nyjave.
Një krevat shumë i lartë mund të rrisë rrezikun e rënies, sidomos te personat me lëvizshmëri të kufizuar, të cilëve mund t’u jetë e vështirë të vendosin këmbët në tokë në mënyrë të sigurt.
Nga ana tjetër, një krevat shumë i ulët e vështirëson ngritjen nga shtrati, duke ushtruar presion shtesë mbi gjunjë, ije dhe shpinën e poshtme, shpjegon ajo qartë.



Leave a Reply