Gjyshja 90 vjeçare e Ledrit nuk ndalet së kërcyeri në prag të festes

Gjyshja e reperit të njohur Ledri Vula ka marrë vëmendjen me energjinë dhe pozitivitetin e saj në prag të ndërrimit të moteve.

Bëhet fjalë për Naxhi Buqincën, veterane e arsimit, nëna e Xheraldina Vules dhe gjyshja e Ledrit, e cila edhe pse 90 vjeçe, nuk ndalet së kërcyeri.

Ka qenë vetë Xheraldina ajo që ka publikuar një video ku zonja Nexhi shihet duke vallëzuar plot jetë, duke dëshmuar se mosha është thjesht një numër, shkruan “Kosovarja”.

Krahas videos, ajo ka shkruar: “S’ka dreq që ia prish disponimin. Nana në vibe tu i thanë lamtumirë vitit 2025 me të gjitha të mirat dhe të këqijat që i ka pas ky vit. 90 vjeç trupi – shpirti as 30.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*