Meshkujt që i pëlqejnë Brikenës nuk janë ata që prisni

“Më mirë një person i thjeshtë, punëtor, që krijon çdo gjë bashkë”

Banorja e “Big Brother VIP 5”, Brikena, ka zbuluar sot gjatë një bisede me Juxhinin dhe Angelon, se çfarë lloj meshkujsh pëlqen.

Kur aktori i njohur e pyeti se “çfarë lloj djemsh të pëlqejnë, ça tipi?”, ajo duke qeshur u përgjigj: “Të këqij”.

Por më pas Brikena shton:

“Bëj shaka. Ja u kam shpjeguar edhe vajzave, nuk është se shoh bukurinë te një mashkull. Veç a është njeri i mirë, a është i familjes. Nuk më pëlqejnë djemtë që bëjnë sherre, rrihen. Veç a është i mirë, a është i rrugës së mirë, a ka një familje të mirë. Të më respektojë dhe të jetë i sinqertë. Nuk shoh gjërat materiale pasi mendoj se shumica e atyre që kanë lekë tradhtojnë. Kështu që më mirë bukë e kripë e zemër. Më mirë një person i thjeshtë, punëtor, që krijon çdo gjë bashkë”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*