Kur flitet për atmosferë që nuk shuhet deri në orët e para të mëngjesit, Teuta Selimi mban kurorën dhe këtë e dëshmoi sërish mbrëmë në Tiranë.
Klubi ishte i mbushur plot, ku fraza “s’kishte vend as për gjilpërë” merr kuptim të plotë. Publiku, si një kor i stërvitur, ishte në sinkron total me çdo baladë dhe hit të këngëtares, duke dëshmuar se repertori i saj mbetet i paprekshëm nga koha.
Por, përveç zërit që nuk diskutohet, ajo që ra në sy menjëherë ishte zgjedhja e “guximshme” e veshjes.
Jemi mësuar ta shohim Teutën me fustane pompoze e plot shkëlqim skenik, por këtë herë këngëtarja vendosi të thyejë kodin e veshjes së divave.
Me një palë xhinse të thjeshta dhe një crop-top të zi, Teuta u shfaq sikur sapo kishte dalë për një kafe të lirshme, duke e trajtuar skenën e madhe me një thjeshtësi ndoshta pak më të tepruar se zakonisht.
Gjithsesi, ky “look” sportiv kishte një qëllim të fshehtë: të na tregonte se Teuta është në top formë! Me një fizik për t’u pasur zili dhe një energji shpërthyese, ajo duket se nuk ka nevojë për temina e gurë të çmuar për të shkëlqyer – edhe pse, ndoshta një detaj më skenik nuk do t’i bënte dëm askujt.
Në fund të ditës, kur salla këndon me ty, pak ka rëndësi dukja. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply