Një debat i ashpër ka nisur mes Labinot Rexhës dhe Fjolla Morinës në Big Brother VIP Kosova 4.
Në tension e sipër ishte Labi i cili i drejtohet banores duke e akuzuar se po gënjen.
“Pse po rren, gruaja plakë 40 vjet”, i thotë Labi – Fjollës.
“Unë nuk rrej, rren ti, rrenci je ti. Më lër rehat thashë”, ia ktheu në anën tjetër këngëtarja.
Kjo nisi derisa po bënin punët e shtëpisë, ku artistja ndodhej në kuzhinë duke larë enët.
Ata kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin që nga fillimi, që në momentin kur Fjolla hyri në shtëpi.
E njëjta nga ana tjetër shquhet për temperamentin dhe atë se është e drejtpërdrejtë.


Leave a Reply