Çka po zihet? Paralajmërohet surprizë e madhe për fansat e Edit

Edi Kuçi është padyshim një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni në Big Brother VIP Kosova 4.

Edhe pse ai ndodhet i izoluar brenda shtëpisë më të famshme në vend, aktivitetet jashtë duket se nuk kanë të ndalur dhe stafi që menaxhon rrjetet e tij sociale po kujdeset për t’i mbajtur ndjekësit aktivë.

Pak minuta më parë, në llogarinë e tij në Instagram është bërë një njoftim i rëndësishëm që ka ngjallur kuriozitet.

“Një surprizë e madhe po vjen për fansat e Edi Kuçit! E hënë ora 12:00”

Postimi nuk jep detaje të tjera se për çfarë bëhet fjalë ekzaktësisht, por duke parë dinamikën e lojës dhe mbështetjen që ai ka jashtë, pritet të jetë diçka interesante për publikun e tij.

Të gjithë sytë janë drejt mesditës së të hënës për të zbuluar se çfarë ka përgatitur ekipi i Edit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*