Lediana, vajza e madhe e këngëtares Fjolla Morina, kohët e fundit është shndërruar në një personazh mjaft të komentuar në mediat rozë, kryesisht për shkak të përfshirjes së nënës së saj në “Big Brother VIP Kosova”.
Ndonëse vëmendja e saj ditëve të fundit ka qenë e përqendruar te dinamikat brenda shtëpisë më të famshme dhe reagimet lidhur me rrugëtimin e Fjollës, Lediana ka vendosur të shkëputet pak nga drama televizive për të shijuar atmosferën e festave të fundvitit.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment shumë personal dhe të ëmbël. Në një set fotografik të realizuar me rastin e Vitit të Ri, Lediana shfaqet krah partnerit të saj.
Çifti shihen të veshur “matchy-matchy” me pizhama të kuqe me katrorë, tipike për atmosferën e Krishtlindjeve, ndërsa partneri shihet duke e puthur me dashuri në faqe.
Përkrah fotos së realizuar në një ambient festiv në Stamboll, Lediana ka bërë dedikimin e shkurtër por domethënës: “My peace” (Paqja ime), duke lënë të kuptohet se ai është mbështetja e saj kryesore në këtë periudhë të ngarkuar emocionale.
Kjo foto vjen pas një sërë postimesh ku ajo ka mbrojtur apo komentuar situatat e nënës së saj në formatin “Big Brother VIP”, duke treguar se pavarësisht vëmendjes publike, ajo po gjen kohë për jetën e saj private dhe dashurinë. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply