Ofendimet në TikTok i kushtojnë rëndë Suadës, flet pas incidentit

Një ngjarje e rëndë ka qarkulluar me shpejtësi orët e fundit në platformën TikTok, duke përfshirë personazhin e njohur të rrjeteve sociale, Suada Muca.

Pas disa deklaratave fyese dhe gjuhës së ashpër të përdorur prej saj gjatë një transmetimi “live” drejtuar familjes Fire, situata ka degraduar në përplasje fizike.

@zona_cudirave

#suadamuca #firefire #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #kozakbraci1 #guccihb

♬ original sound – ZELTON CORGIS – Zelton Corgis

Sipas pamjeve që po bëjnë xhiron e rrjetit, Suada është përballur me një grup vajzash të cilat e kanë sulmuar atë. Videoja tregon momentet e tensionit ku personazhi i njohur goditet nga disa persona, si pasojë e sharjes që Suada i kishte bërë familjes Fire.

Pas kësaj ngjarje, vetë Suada ka thyer heshtjen duke publikuar një video ku shihen qartë shenjat e konfliktit në fytyrën e saj.

Përmes këtij reagimi, ajo ka njoftuar ndjekësit mbi gjendjen e saj aktuale. “Jam mirë, faleminderit që jeni shqetësuar për mua,” është shprehur ajo, duke tentuar të qetësojë opinionin publik pas pamjeve shqetësuese që u shpërndanë masivisht.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*