Anthony Joshua me fjalë të mëdha për boksierin shqiptar Agron Smakiçi

Boksieri shqiptar Agron Smakiçi ka ndarë së fundmi një video në rrjetet e tij sociale, ku shfaqet me një prej emrave më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua.

Gjatë këtij takimi në Britaninë e Madhe, Joshua ka vlerësuar maksimalisht punën dhe disiplinën e Smakiçit, duke e quajtur atë një “luftëtar të vërtetë”.

Në videon e publikuar, dy boksierët shfaqen pas një seance intensive stërvitore, e cila shënon edhe fundin e përgatitjeve të Joshuas në Mbretërinë e Bashkuar përpara përballjes së tij të radhës.

Joshua u shpreh se Smakiçi ishte partneri i tij i fundit në sparring, duke e konsideruar si “burrin e fundit që mbeti në këmbë” pas një pune vërtet të mirë dhe të lodhshme në ring.

“Hej të gjithëve, jam këtu me Anthony Joshua-n, luftëtarin tonë kryesor. Ai po përgatitet për një ndeshje shumë të madhe dhe ka vetëm pak fjalë për të thënë, shprehet Agroni”.

“Ndërkaq Joshua thotë: Po, jam këtu me njeriun kryesor. Luftëtari i fundit në këmbë. Po bëjmë një punë vërtet të shkëlqyer. Kjo është seanca jonë e fundit stërvitore në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjithë janë të motivuar maksimalisht. Dy luftëtarë. Do të them vetëm kaq”.

Për Agron Smakiçin, ky bashkëpunim është një dëshmi e qartë e rritjes së tij profesionale në arenën ndërkombëtare të boksit dhe MMA-së.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*