Çfarë ndodhi? Einxhel Shkira i jep fund raportin me miqtë e saj! Merr vendimin e papritur

Një nga shoqëritë më të përfolura të ekranit shqiptar duket se nuk po kalon momentet e saj më të mira.

Raporti mes Einxhel Shkirës, Fjoralba Ponarit, Argjira Spancës dhe Graciano Taganit, i krijuar dhe i konsoliduar gjatë bashkëpunimit të tyre në emisionin “E Diell”, duket se ka pësuar një krisje të dukshme.

Së fundmi, vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr një detaj në rrjetet sociale.

Einxhel Shkira ka vendosur të mos i ndjekë më në Instagram tre ish-miqtë e saj, një veprim që ka ngritur menjëherë dyshime, pasi Fjoralba, Argjira dhe Graciano vazhdojnë ende ta ndjekin moderatoren.

Ky veprim i njëanshëm ka nxitur reagime dhe spekulime mbi arsyet e kësaj distance.

Situata bëhet edhe më interesante nga fakti se Einxhel vijon të ndjekë në Instagram moderatorin Flori Gjini, çka sugjeron se përplasja mund të jetë e përqendruar vetëm te pjesa tjetër e grupit.

Duke qenë se katërshja njihej për miqësinë dhe mbështetjen e fortë ndaj njëri-tjetrit, edhe pas largimit të Einxhel nga “E Diell” dhe eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”, ky zhvillim ka surprizuar publikun.

Ende mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një keqkuptim kalimtar apo për një ndarje përfundimtare të rrugëve mes tyre.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*