Rikthimi i papritur i Toney-t në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, pas asaj që u cilësua si gafë e moderatores Jonida Vokshi, ka hapur një debat shumë më të gjerë sesa thjesht një gabim njerëzor.
Në rrjetet sociale, diskutimi ka kaluar në rrafshin ligjor dhe atë të rregullave strikte të patentës ndërkombëtare Banijay.
Pretendimi i publikut:
Sipas kritikëve dhe njohësve të formatit, produksioni dyshohet se ka shkelur rregullin e artë të patentës.
Argumenti kryesor është se: “Nëse një banor del nga shtëpia dhe përdor telefonin ose komunikon me botën e jashtme, kjo shkel rregullin themelor të izolimit të plotë,” rregull ky që zbatohet në shumicën dërrmuese të edicioneve globale.
Fakti që Toney u pa duke takuar familjarët dhe duke përdorur telefonin, teorikisht e bën të pavlefshëm rikthimin e tij si konkurrent i barabartë.
Ana tjetër e medaljes – Diskrecioni editorial:
Megjithatë, ekziston një element kyç që shpesh anashkalohet në gjyqet publike online. Formati “Big Brother”, pavarësisht rregullave strikte bazë, u njeh producentëve lokalë të drejtën e diskrecionit editorial.
Kjo nënkupton se produksioni ka liri të caktuar për të vendosur masa përjashtimore apo rikthime surprizë për arsye narrative, televizive ose komerciale.
Për sa kohë që nuk shkelet thelbi i licencës (që është bashkëjetesa e monitoruar), rikthimi i një banori mund të justifikohet si një vendim editorial për të vendosur drejtësinë në lojë ose për të rritur dinamikën e show-t.



Leave a Reply