Egli Tako ka një këshillë për banorët e BBVA 5: “Dashuria aty funksionon, vetëm kujdes me…”

Egli Tako, një nga protagonistet e sezonit të kaluar të “Big Brother VIP”, është rikthyer në vëmendje me disa këshilla të forta për banorët e rinj të BBVA 5.

Duke u nisur nga eksperienca e saj personale, ku spikati romanca e krijuar me Gjestin, Egli ka folur hapur për strategjinë dhe ndjenjat.
Në një bisedë në programin “E Diell”, ajo theksoi se gabimi më i madh që mund të bëjnë banorët është të shtiren.

“Të mos sjellin një personazh të bërë, të jenë vetja e tyre me të gjitha të mirat dhe të metat, sepse kështu njerëzit e kanë më të lehtë të identifikohen,” u shpreh ajo.

Por, momenti më interesant ishte kur u pyet për dashurinë brenda shtëpisë. Egli pranoi se formati ka vërtetuar se ndjenjat aty janë reale. “Big Brother ka treguar që dashuria funksionon. Unë i këshilloj të gjithë që nëse e ndjejnë, ta bëjnë,” tha ajo.

Megjithatë, ajo nuk e la pa përmendur një paralajmërim, që tingëlloi si një reflektim mbi historinë e saj të shkuar: “Dyert e zemrës gjithmonë të hapura, por me kujdes! Kujdes po… por patjetër dashuroni”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*