Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka ndarë me ndjekësit e saj një fotosesion të veçantë për Vitin e Ri, duke shfaqur momentet e ngrohta me dy vajzat e saj, por vëmendje mori mosprezenca e Adonisit.
Në këtë postim nuk munguan fotot me motrën e saj, Bubulinen, si dhe me djalin e saj, duke reflektuar një atmosferë të ngrohtë familjare, shkruan Indeksonline.
Në mbishkrimin e postimit, Teuta shkroi: “Ndonjëherë dhurata më e mirë është të kujtosh atë që ke tashmë.”
Fotot kanë marrë komente të shumta nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar dashurinë që reflektohet në imazhet e ndara./Indeksonline/




Leave a Reply