Nata e mbrëmshme në Big Brother VIP Kosova u shoqërua me emocione të forta, ku si pasojë e televotimit, rrugëtimin e tij e ndërpreu Toney.
Megjithatë, vëmendja e ndjekësve sot është zhvendosur te moderatorja Jonida Vokshi, pas disa pamjeve që u bënë virale në rrjet.
Shumë ndjekës pretenduan se Jonida ka bërë një lapsus gjatë shpalljes së rezultatit. Sipas tyre, në momentin kur duhej të thoshte se Toney ka shpëtuar, ajo ka përmendur emrin e Labinotit.
Ky diskutim u përhap me shpejtësi, duke ngritur dyshime nëse moderatorja u ngatërrua gjatë transmetimit live.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jonida ka vendosur t’u përgjigjet këtyre komenteve, duke sqaruar situatën me shumë sportivitet. Ajo theksoi se procesi i votimit është shumë i rëndësishëm për të dhe se përqendrimi i saj është maksimal.
“Televotimi është një moment kyç në një reality dhe kurrë nuk ngatërroj asnjë emër,” u shpreh ajo, duke hedhur poshtë pretendimet e ndjekësve.
Në fund, duke parë sesa shpejt u përhap videoja e saj nëpër internet, moderatorja nuk e la pa përdorur edhe pak humor.
Ajo u shpreh e surprizuar nga reagimet, duke thënë me shaka: “Madje po mendoj çfarë të bëj herën tjetër në Prime, në mënyrë që të bëhem sërish virale.” /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply