Lumbardhi thyen heshtjen, tregon raportin me Albën

Screenshot

Ish-fituesi i “Big Brother VIP Kosova 2”, Lumbardh Salihu, ishte i ftuari i radhës në rubrikën “25 pyetje” në emisionin Prive By Liberta Spahiu.

Në një intervistë dinamike, ai u është përgjigjur të gjitha kurioziteteve të publikut, duke filluar nga angazhimi i tij i fundit në politikë e deri te thashethemet që po qarkullojnë për jetën e tij private.

Ai tregoi për kandidimin e tij për deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lumbardhi tregoi arsyet se pse vendosi t’i hyjë garës zgjedhore për herë të dytë brenda këtij viti, duke shpalosur edhe kauzën e tij kryesore. Ai u shpreh i vendosur për të përfaqësuar zërin e të rinjve dhe diasporës, duke shfrytëzuar ndikimin e tij për të sjellë ndryshime pozitive në vend.

Përtej politikës, vëmendjen më të madhe e morën pyetjet rreth raportit të tij me Alba Vukajn.

Projekti i tyre i përbashkët është përfolur gjatë këto ditë në media, duke nxitur dyshime nga ndjekësit për një raport të mundshëm mes dyshes.

I pyetur drejtpërdrejt për natyrën e kësaj marrëdhënieje, Lumbardhi sqaroi se ata i bashkon vetëm respekti profesional.

“Kemi raporte të mira si shokë,” u shpreh ai, duke theksuar se miqësia e tyre ka mbetur që nga koha e qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Ndërsa për të gjithë ata që kanë aluduar për diçka më shumë se shoqëri, Lumbardhi zgjodhi të përgjigjet vetëm me një “no comment”, por duke insistuar se për momentin janë vetëm miq të mirë. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*