Çfarë po ndodh? Toney shfaqet në kapsulën e shtëpisë së BBVK

Gara në Big Brother VIP Kosova ka marrë një kthesë të papritur që askush nuk e parashikoi.

Vetëm një natë pasi u njoftua eliminimi i tij nga shtëpia, Toney është rishfaqur sërish në ekran, por këtë herë në një ambient të izoluar të njohur si “Shtëpia Kapsulë”.

Pamjet e tij u shfaqen nga faqja zyrtare e BBVK në Instagran.

Në foto, Toney shihet i ulur në një krevat brenda dhomës së vogël, duke shtuar misterin se ndoshta rrugëtimi i tij në këtë format nuk ka përfunduar ende përfundimisht.

Ky veprim tregon se ‘Vëllai i madh’ di të surprizojë. Po ju si mendoni, a do rikthehet Toney sërish brenda shtëpisë? /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*