Produksioni i BBVK del me njoftim për gjendjen shëndetësore të Albës

Pas shqetësimeve të para mbi gjendjen shëndetësore të Albës, produksioni i “Big Brother VIP Kosova” ka publikuar njoftimin për të.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, është bërë e ditur se Alba nuk është ndjerë mirë dhe aktualisht ndodhet në spital për trajtim mjekësor profesional.

Produksioni ka sqaruar se largimi i saj është i përkohshëm dhe ka ardhur si nevojë e menjëhershme për kujdes shëndetësor.

“Alba ka lënë shtëpinë për pak kohë pasi nuk është ndjerë mirë dhe aktualisht ndodhet në spital për trajtim mjekësor profesional,” thuhet në njoftimin e tyre, duke treguar se Alba do të rikthehet në lojë pasi gjendja e saj të stabilizohet./Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*