Kanë kaluar tashmë disa ditë që nga hyrja e Labinot Haxhiut në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Para se të hynte brenda, ai realizoi disa video për t’i publikuar më pas në TikTok.
Videoja e fundit ishte veçanërisht interesante, pasi Labinoti shfaqet së bashku me Egzon Sahitin, duke dalë “fshehurazi” nga shtëpia, një situatë që në realitet nuk ka ndodhur, pasi videoja është xhiruar para se Labi të bëhej pjesë e Big Brother.
Në këtë video shfaqet edhe Fitim Sylejmani, ish-banori i BBVK-së, i cili përpiqet t’i japë Labit disa këshilla strategjike. Megjithatë, me një gjest të lehtë e me shaka, Labinoti refuzon t’i pranojë këshillat.
@egzonagasahiti @Labinot mer keshilla nga @Fitim Sylejmani #fypシ゚ #viraltiktok #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #kosovo #bbvk


Leave a Reply