Anjeza Branka humb nënën, i jep lamtumirën prekëse

Këngëtarja e njohur Anjeza Branka po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

Përmes një postimi tejet prekës në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka njoftuar ndarjen nga jeta të nënës së saj, duke i dedikuar fjalë që burojnë nga shpirti për këtë humbje të madhe.

E dërmuar nga dhimbja, Anjeza ka ndarë një fotografi të nënës së saj në rini, duke e cilësuar si “mamin më të mirë në botë”. Këngëtarja ka prekur zemrat e të gjithëve kur u shpreh se pas humbjes së të dy prindërve, frika e saj më e madhe tashmë është bërë realitet.

“Nuk di nga t’ja nis të shkruaj për ty. Lamtumirë Ana ime e bukur. Tani nuk kam frikë më asgjë në këtë botë. Frika ime ishte të humbja babin edhe ty shpirti im i bukur, fryma, aroma ime, mami më e mira në botë. Ju mori Zoti. Lamtumirë,” ka shkruar ajo në postimin e saj.

Ngushëllime Anjeza!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*