Xheneta Fetahu, e cila këtë sezon mban rolin e rëndësishëm të opinionistes në emisionin “Big Talk”, ka lëshuar një kritikë të fortë publike ndaj mënyrës se si po zhvillohen diskutimet në netët ‘Prime’.
Përmes një postimi në Instagram, Xheneta ka shigjetuar drejtpërdrejt nivelin e argumentimit të dy opinionisteve zyrtare të spektaklit, Leonora Jakupit dhe Olta Gixharit.
Pa përmendur emra, por me një adresim që shkon qartësisht drejt karrigeve kryesore të opinionit, Xheneta shkruan:
> “Kur opinioni s’ka artikulim, debati humb kuptimin.”
Si opinioniste e “Big Talk”, ku analizon lojën çdo javë, Xheneta duket se nuk bie dakord me qasjen e Leonorës dhe Oltës, duke i akuzuar ato tërthorazi për mungesë logjike dhe paaftësi për të zbërthyer situatat në mënyrë të qartë.
Goditja më e fortë në statusin e saj është thirrja për rikthimin e Valdrin Sahitit.
“Ndoshta është koha me e pa prap @valdrinsahiti si opinionist,” përfundon ajo.
Kujtojmë se Valdrin Sahiti ishte i ftuar special vetëm një herë gjatë këtij sezoni, pikërisht për të zëvendësuar Leonora Jakupin në një nga netët e spektaklit. Fakti që Xheneta kërkon rikthimin e tij, lë të kuptohet se ajo e vlerëson performancën e Valdrinit shumë më lart se atë të Leonorës apo Oltës, duke e konsideruar stilin e tij më të artikuluar dhe të drejtpërdrejtë.
Mbetet për t’u parë nëse Leonora Jakupi apo Olta Gixhari do t’i përgjigjen kësaj kritike që vjen nga “brenda shtëpisë”. /Prive By Liberta Spahiu



Leave a Reply