Kushtrimi në BBV vetëm për një muaj?

Screenshot

Në një javë me rëndësi për rrugëtimin e tij në “Big Brother”, ku këngëtari Kushtrim Kelani ndodhet në nominim, në rrjetet sociale kanë qarkulluar spekulime se largimi i tij është i paracaktuar.

Zërat pretendonin se Kushtrimi kishte nënshkruar një kontratë vetëm 1-mujore me produksionin dhe se aventura e tij do të mbyllej këtë të premte, pavarësisht votave.

Përballë këtyre aludimeve, të cilat mund të çorientojnë mbështetësit në momentin kur votimi është i hapur, stafi që menaxhon profilin e tij ka reaguar zyrtarisht. Përmes një deklarate, ata kanë mohuar kategorikisht ekzistencën e një afati kohor për qëndrimin e tij brenda shtëpisë.

Ekipi i këngëtarit i ka cilësuar këto raportime si të pavërteta, duke ftuar publikun t’i injorojë ato dhe të vazhdojë mbështetjen.

Mesazhi i tyre u mbyll me frazën “Me Kushtrimin deri në finale”, duke konfirmuar se nuk ka asnjë marrëveshje për dalje të parakohshme. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*