‘Mos të qajë për një femër’, Leo me thumb direkt ndaj Edit

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 3”, Leo, ka qenë i ftuar në një intervistë për “Prive by Liberta Spahiu”, ku ka folur gjerë e gjatë për jetën e tij pas daljes nga formati i njohur.

Leo, për herë të parë, foli publikisht për ndarjen nga Lela, si dhe zbuloi disa nga planet e tij të ardhshme në muzikë.

Por, jo vetëm kaq! Leo pati edhe diçka për të thënë për ish-banorin e BBVK3, Eduart Kuçin.

Leo tha se e sheh Edin komplet ndryshe nga edicioni i kaluar:

“Po e shoh komplet ndryshe, po më pëlqen që është vetvetja, po tregon emocione, nuk krahasohet aspak me Edin që ka qenë vitin e kaluar.”

Megjithatë, Leo nuk ngurroi ta kritikonte Edin për momentet e tij emocionale, duke iu referuar lidhjes së Edit me Dolcën:

“Edi më ka kritikuar vitin e kaluar në Big për lidhjen që e kam pasur, por sipas tij, ai duhet ta majë veten pak më shumë, mos të qajë aq shumë lot për një femër.”

Me këtë deklaratë, Leo në mënyrë indirekte iu përgjigj kritikave që Edi kishte bërë ndaj tij vitin e kaluar. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*