Kjo është dhurata luksoze e Edit për ditëlindjen e Dolces

Mbrëmja e sotme ka sjellë një atmosferë krejt ndryshe në shtëpinë më të komentuar të momentit. Dolce po feston ditëlindjen dhe ka vendosur ta “ndezë” oborrin me një festë private, por duket se lista e të ftuarve ka shkaktuar jo pak zhurmë.

Festa është organizuar jashtë në oborr, por Dolce ka qenë selektive. Ajo ka ftuar vetëm një pjesë të banorëve, duke lënë të tjerët brenda.

Sigurisht, në krah të saj nuk mund të mungonte Edi, ndërsa atmosferën po e shijojnë edhe Fjolla, Alba, Kushtrimi, Sasa, Londrimi, Hygerta, Elijona, Jasmina dhe Klodi.

Nga ana tjetër, “jashtë loje” kanë mbetur pjesa tjetër e shtëpisë. Bia, Toney, Benita, Labi, Labinoti dhe banorë të tjerë nuk janë parë në oborr, duke qëndruar brenda shtëpisë ndërsa jashtë po festohet.

Dhurata që vodhi vëmendjen

Përveç ndarjes së banorëve, momenti kulminant i mbrëmjes ishte surpriza e Edit.

Mes shumë dhuratave që Dolce ka marrë sonte, ajo e Edit ishte qershia mbi tortë. Në emër të tij, për ditëlindjen e partneres në lojë (dhe ndoshta më shumë?), kanë ardhur një zingjir dhe një unazë diamanti.

Një gjest romantik që duket se po konfirmon që lidhja mes tyre po forcohet dita-ditës.

Mbetet të shihet si do të reagojnë banorët që mbetën brenda ndaj kësaj feste “ekskluzive”. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*