Ndërkohë që thashethemet qarkullonin, këngëtarja Fjolla Morina e ka bërë realitet pjesëmarrjen e saj në Big Brother VIP Kosova, duke hyrë në shtëpi të hënën.
Kjo hyrje, ka shkaktuar reagime të forta, sidomos nga vajza e saj, Lediana, e cila ka folur publikisht për këtë vendim.
Ashtu si edhe ditën e sotme, në një tjetër mesazh të publikuar, Lediana ka sqaruar se nuk ka qenë e informuar saktë për pjesëmarrjen e nënës së saj në BBVK 4 dhe theksonte se Fjolla nuk ka qenë e sigurt për këtë.
Mirëpo, në këtë postim vëmendjen e mori një detaj krejt tjetër.
Një mesazh emocional që ka prekur publikun është këshilla e Ledianës ndaj Fjollës: “I kam thënë një fjalë mamit kaq, që nëse hyn në BBVK mos lejo me nguc Elijonën se më kanë prekur disa raste që e kanë nguc me fjalë të këqija.”
Pavarësisht kësaj, Lediana e mbyll mesazhin me përkrahje totale: “Ju përshëndes të gjithëve. E suksese Mamushit tem”.
Hyrja e Fjollës pritet të sjellë një kthesë të madhe në lojë, sidomos duke pasur parasysh këtë këshillë të veçantë nga vajza e saj. /Prive By Liberta Spahiu



Leave a Reply