Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka tërhequr vëmendjen e fansave me reagimin e saj tejet komik pas një kërkese të papritur.
Gjatë një sesioni pyetjesh dhe përgjigjesh me ndjekësit në Instagram, njëri prej tyre e ka surprizuar Adelinën me një mesazh që shkonte përtej kërkesave të zakonshme për postime.
Një ndjekës i shkruan: “Postime me Dianën duam më shpesh, ke një motër që e kisha martu me ma dhanë.”
Adelina, e njohur për natyrën e saj të hapur dhe humoristike, e ka shpërndarë mesazhin, por përgjigja e saj ishte ajo që mori të gjithë vëmendjen.
Këngëtarja e ka shoqëruar mesazhin me një foto ku shfaqet së bashku me motrën e saj, Dianën, duke e etiketuar: “Diana në aksion” dhe poshtë saj ka shkruar prerazi:
“S’e jap Dianën!”
Ky reagim jo vetëm që shërbeu si një përgjigje humoristike ndaj kërkesës për martesë, por edhe theksoi se motrat Tahiri janë një dyshe që nuk kalojnë pa u vënë re. /Prive By Liberta Spahiu



Leave a Reply