Pak orë pas hyrjes së këngëtares Fjolla Morina në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, në rrjetet sociale ka shpërthyer një video shumë gazmore e xhiruar nga tiktokeri dhe humoristi i njohur, Egzon Sahiti.
Videoja, e cila është shpërndarë në Instagramin e Egzonit, u xhirua para se Fjolla t’i bashkohej aventurës së BBVK.
Me një konotacion satirik dhe humoristik, videoja tregon Fjollën teksa shkon për të shikuar fatin, ndërsa Egzon Sahiti luan rolin e fallxhorit.
Teksa Egzon Sahiti i shikon dorën, ai i thotë me shaka: “Po më del se ki me hy në BBVK… të hënën në aksham ki me hy!”, një parashikim ky që u bë realitet me hyrjen e saj.
Humori vazhdon kur Fjolla i kërkon atij të shohë fatin e saj brenda shtëpisë së Big Brother.
Përgjigjja e tij ishte epike dhe karakteristike për natyrën e tij komike: “Nëse më len 100 euro, shkon në finale, ndoshta edhe do e fitosh!”
Kjo video qesharake jo vetëm që ka argëtuar tej mase ndjekësit, por ka shërbyer edhe si një mënyrë origjinale për të uruar suksesin e Fjollës Morina në këtë eksperiencë të re televizive. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply