Epike, Juli zbulon si Cristiano Ronaldo i kërkoi numrin e telefonit në Ibiza!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 1”, Juliana Nura, ka ndarë një histori të pabesueshme nga jeta e saj private.

Në një intervistë për Andale, ajo zbuloi se si ylli botëror i futbollit, Cristiano Ronaldo, i kishte kërkuar numrin e telefonit gjatë një ahengu në Ibiza në vitin 2016. Juliana tregoi se ngjarja kishte ndodhur gjatë një feste ditore në një jaht në Ibiza.

Ajo thotë se ndodheshin pranë tavolinës së tyre disa djem, mes tyre edhe Cristiano Ronaldo.

Ndërsa ajo dhe shoqet e saj po bënin shaka dhe kërcenin, njëri nga djemtë iu afrua.

“Vjen njeri nga ata çunat dhe i thotë se Ronaldo po ta kërkon numrin,” rrëfeu Juliana. Reagimi i Julianës ishte i menjëhershëm dhe disi befasues.

“Unë numrin s’ia jap, por për çfarë arsyeje?”

Djali shpjegoi se të ftuarit ishin të mirëpritur në një tjetër festë që do të mbahej aty pranë ditën tjetër. Juliana pranoi të shkonte, e bindur edhe nga shoqja e saj.

Ajo tha se, pas kësaj, bisedoi me Ronaldon dhe e përshkroi si një “çun i mirë, shumë i thjeshtë”, duke thyer idenë e paragjykuar për superyjet.

Për të treguar më tej thjeshtësinë e Ronaldos, Juliana e krahasoi atë me një tjetër futbollist të njohur, Karim Benzema, të cilin e kishte takuar në Dubai.

Ajo tha se Benzema kishte një qëndrim prej “kingu i botës”, diçka që Julianës nuk i kishte pëlqyer aspak:

“Por kush je mor ti, askush nuk ta var,” tha ajo, duke nënkuptuar se qëndrimi i Benzeman ishte shumë arrogant./Prive By Liberta Spahiu

@andale.al

Videon e plotë e gjeni në kanalin tonë në YouTube/ Andale AL

♬ original sound – Andale.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*