Mbrëmja e djeshme ishte festë për 25 vjetorin e karrierës së Labinot Gashit, ku mes miqve e kolegëve, nuk mungoi as Shkurte Gashi me bashkëshortin e saj, Albertin.
Dyshja dukeshin për mrekulli krah njëri-tjetrit. Shkurta kishte zgjedhur të kuqen e zjarrtë, me një fustan plot shkëlqim që kombinohej me çantën e zezë Chanel, ndërsa Alberti ishte në stilin e tij klasik me kostum të zi.
Por përtej veshjes, vëmendjen e mori një moment shumë simpatik i ndarë nga ‘Salloni Njomza’, ku këngëtarja kuroi imazhin.
Teksa e shihte gruan të rregulluar, Alberti dëgjohet t’i thotë me shaka: “A je Shkurta ti?”.
Dhe Shkurta nuk ia përtoi aspak. Me atë humorin e saj të natyrshëm, iu përgjigj flakë për flakë: “Jo, motra e saj!”. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply