Grimeri i njohur habit me fjalët për Leonora Jakupin si opinioniste në BBVK

Në sezonin e katërt të “Big Brother VIP Kosova”, Leonora Jakupi po shfaqet si opinioniste krahas aktores Olta Gixhari.

Roli i saj në këtë format ka ndarë publikun mes vlerësimeve pozitive dhe kritikave, duke e vendosur këngëtaren shpesh në qendër të diskutimeve.

Grimeri Arber Bytyqi, me të cilin Leonora po bashkëpunon gjatë gjithë këtij edicioni, ka ndarë në Instagram disa fjalë mbështetëse për të, shkruan “Kosovarja”.

Ai ka vlerësuar paraqitjen dhe profesionalizmin e saj, duke e cilësuar bashkëpunimin të suksesshëm.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*