Titulli: Këto janë videot që Edi nuk do donte që ju t’i shihnit
Në Prime-n e së premtes, mes sqarimeve për raportin me Benitën, banori i BBVK4, Ed Kuçi, zbuloi një detaj që publikut mund t’i kishte shpëtuar: dikur kanë ndarë të njëjtin “label” muzikor! Kjo shpjegoi edhe fotot e vjetra që mund të kenë qarkulluar lart e poshtë.
Por, kur Alaudini e ngacmoi për këtë kapitull të karrierës, Edi me shumë humor u shpreh se ato projekte të rinisë së hershme “nuk gjenden më në YouTube”. Me pak fjalë, një mënyrë elegante për të thënë se është kujdesur t’i arkivojë përgjithmonë.
Mirëpo, Edi mund të ketë pastruar YouTube-in, por harroi rregullin e artë: Interneti është i pamëshirshëm!
@tigrialbania #edikuci #bigbrotherkosova #bbvk #edi ♬ original sound – tigrialbania
Në TikTok tashmë kanë nisur të qarkullojnë fragmente nga ato projekte. Edhe pse për kohën realizimet mund të kenë qenë konform trendeve, vitet bëjnë të vetën dhe ndryshimi është i dukshëm. Siç ndodh rëndom me arkivat e së shkuarës, as videot e Edit nuk i shpëtojnë kuriozitetit të rrjetit dhe sikletit të tij të pashamngshëm si për këdo tjetër, duke sjellë një version krejt tjetër të tij për publikun e gjerë.
Një pyetje lind: duke qenë se këndon më mirë se plot nga emrat aktivë në skenë, a do ishte mirë t’i kthehet ai muzikës pasi Big-u të mbarojë? /Prive By Liberta Spahiu
@bbvipks_4 Edi Big Brother #bigbrothervipkosova #shkovirale #dhezipahiri #dhezmotrentaqifsha #edi ♬ son original – ᵇᵇᵛⁱᵖᵏˢ⁴


Leave a Reply