Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Linda Rei, ka ndarë një histori të dhimbshme nga eksperienca e saj në shtëpinë e BBV, duke zbuluar se si shëndeti i saj u vu në rrezik për shkak të neglizhencës së produksionit.
Linda, e cila u detyrua të largohej nga gara për shkak të problemeve shëndetësore, ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj producentës Olsa Muhameti, e cila, sipas saj, ishte e gatshme të shkelte mbi çdo njeri për të rritur shikueshmërinë e formatit.
Ajo e përshkroi situatën si një luftë për mbijetesë, ku shëndeti i saj u injorua.
“Uria që ka patur Olsa, producentja e atij emisioni, është e gatshme të shkelë çdo njeri për të rritur emisionin. Duhet të jetë kështu një producent, por jo me shëndetin,” tha Linda, duke theksuar se kjo sjellje është e papranueshme.
Në një intervistë për podkastin e Grida Dumës, Linda zbuloi se kishte kërkuar një matës diabeti për të menaxhuar sëmundjen e saj, diabetin tip 1, por nuk e kishte marrë atë. Ajo ndjeu se ishte mashtruar nga produksioni, i cili e kishte premtuar këtë pajisje përpara se ajo të hynte në shtëpi.
“Mua më mashtruan. I thashë që doja ta kisha matësin e diabetit, por kur hyra brenda, nuk ishte aty. Më thanë se do ta merrja, por nuk e pashë kurrë,” shpjegoi ajo, duke shprehur frustrimin e saj për situatën.
Linda e përshkroi përvojën e saj si një test të vështirë, ku shëndeti i saj ishte në rrezik. Ajo tha se kishte qenë e qartë që nuk do të merrte pjesë në një show që rrezikonte shëndetin e saj. “Nuk flisja dot sepse e kisha sheqerin 400, dhe kjo ishte e frikshme,” shtoi ajo.
Megjithatë, ajo shprehu keqardhje që u detyrua të largohej më herët nga gara. “Më vjen shumë keq që s’jam aty. Nuk jam penduar se po vdi.sja aty brenda, por kam qenë gati për atë format,” tha Linda, duke falënderuar banorët për respektin që i kishin treguar.
Linda theksoi se problemi i saj ishte me produksionin dhe jo me banorët. Ajo shpreson që historia e saj të shërbejë si një mësim për të tjerët, duke nxjerrë në pah rëndësinë e shëndetit në çdo situatë, veçanërisht në një format si Big Brother.


Leave a Reply