Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Lajmi i bukur është ndarë me publikun përmes një postimi emocionues, ku Genta dhe partneri i saj shihen pranë bebes së tyre të porsalindur në ambientet e spitalit.
Kjo ngjarje shënon një moment kulmor gëzimi dhe përmbushjeje për çiftin.
Nga detajet e shpërndara në rrjetet sociale, përfshirë edhe një balonë me mbishkrimin “It’s a Boy”, konfirmohet se Genta dhe partneri i saj janë bekuar me një djalë.

Urimet e shumta nga miqtë, familjarët dhe ndjekësit janë vërshuar menjëherë, duke i dëshiruar shëndet dhe një jetë të gjatë e të lumtur familjes së re. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply