Elijona, banorja e cila aktualisht po dominon vëmendjen në “Big Brother VIP Kosova 4”, ka zhvilluar një bisedë të këndshme me Shkurtën, ku temë diskutimi kanë qenë edicionet e kaluara të këtij formati.
Në një moment sinqeriteti, Elijona ka treguar se për të, edicioni i dytë mbetet i pakonkurrueshëm, duke lënë të kuptohet se sezoni i tretë nuk i kishte lënë ndonjë mbresë të veçantë.
“Ai u konë Bigu jem i preferum. Nuk e di a ka pasë ndonjëherë Big ma të mirë. U kanë shumë nice. Debate interesante. Ai Big më ka tërheq shumë. I vetmi Big që e kam përcjellë. I treti jo shumë,” u shpreh ajo, mendim ky që gjeti aprovimin edhe të Shkurtës gjatë bisedës.
Përveç pëlqimit për dinamikën e atij sezoni, Elijona zbuloi edhe se kë bënte tifo në atë kohë, duke treguar hapur simpatinë për lojën e Blerandos.


Leave a Reply