Kjo banore do ta lë shtëpinë e BBVK, Edi i flet për të kundërtën

Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë aspak e lehtë për Elijonën në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4. Banorja është parë e përlotur dhe në një gjendje të rënduar emocionale, duke shprehur hapur dëshirën për të ndërprerë rrugëtimin e saj dhe për t’u larguar nga shtëpia më e famshme.

Në këto momente krize, pranë i ka qëndruar Edi, i cili është përpjekur me çdo kusht ta bindë për të kundërtën. Duke marrë shkas nga përvoja e tij e vitit të kaluar, kur la lojën vullnetarisht, Edi i ka kujtuar asaj ndjesinë e hidhur të pendimit që pason një vendim të tillë të nxituar.

“Do t’i biesh pishman… Kur të na shohësh nga televizori ke me i rënë pishman,” – i ka thënë ai, duke i treguar realitetin që e pret jashtë nëse dorëzohet tani.

Përveç Edit, edhe Sasa është kujdesur t’i qëndrojë afër, duke i folur dhe duke u munduar ta motivojë që të mos heqë dorë nga gara për shkak të presionit momental.

Mbetet për t’u parë nëse Elijona do ta kalojë këtë moment dobësie apo do të vendosë përfundimisht largimin. /Prive By Liberta Spahiu

@dinii9306 😭#bbvk4 #bigbrotherkosova #Elijona #elijonabbvk #viral ♬ Originalton – Dinii

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*